75 Mall Live Search
22:45 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / OSH

Kosovare Asllani nënshkruan kontratë me Ac Milan

Futbollistja Kosovare Asllani ka nënshkruar me skuadrën e femrave të Milanit.

Kosovarja do të vesh ngjyrat kuq e zi për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Asllani në Milan transferohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.Kosovarja është me origjinë nga Kosova por mbron ngjyrat e kombëtares së Suedisë.

Ajo cilësohet si një nga sulmueset më të mira në Evropë. /IndeksOnline/