21:56 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovare Asllani nuk ka të ndalur, zgjedhet sulmuesja e vitit në Suedi

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani po vazhdon me suksese në karrierë.

Ajo është votuar si futbollistja sulmuese më e mirë e vitit 2019 në Suedi, nga Federata e Futbollit, shkruan Indeksonline.

Asllani këtë vit morri pjesë në Kupën e Botës për femra, ku ndihmoi Suedinë të depërtonte  deri në gjysmëfinale.

Në 7 ndeshje ajo shënoi 3 gola.

Asllani së bashku me Fatmire Bajramajn, konsiderohen si dy futbollistet më të suksesshme shqiptare në botë.

/Indeksonline/