Kosovare Asllani nuk po ndalet, shënon dy gola ndaj Eibarit

Sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani ka shënuar dy gol sot në fitore 1:3 ndaj Eibarit, duel ky që u zhvillua në kuadër të rundit të gjashtë në Ligën e vajzave.
Asllani shënoi dy herë nga penalltia në minutën e 47’të dhe 54’të të takimit, duke i ndihmuar skuadrës së Realit që ta fitojnë këtë takim, shkruan IndeksOnline
Representuesja e Suedisë tashmë ka 6 gola, pra bëhet golashënuesja më e mirë në Ligën spanjolle për vajza.
