75 Mall Live Search
13:34 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosovare ASLLANI shënon golin e parë në histori të Realit për vajzat


Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Realit dhe Valencias kategoria e vajzave, ky duel po zhvillohet në kuadër të rundit të dytë të La Ligas.

Epërsinë skuadrës së Realit ia dha futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani në minutën e 22’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Për Kosovarën ky është goli i parë në histori të futbollit të vajzave te Realit.

Ndërkaq, rezultati aktual i takimit është 1:1.