75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / Gj. Sh

Kosovare Asllani te Milani

Futbollistja me preardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, nga sezoni i ardhëshëm do të jetë pjesë e ekipit të femrave te Milani.

Kështu ka raportuar gazetari italian Gianluca Di Marzio, transmeton Indeksonline.

Kosovare Asllani, është njëra prej futbollistëve më të mira në botë.

32 vjeçarja nga viti 2019 ishte pjesë e skuadrës së femrave te Real Madridi,

Asllani ka luajtur edhe për skuadrën e femrave të PSG-së dhe Manchester Cityt, ndërsa përfaqëson edhe kombëtaren e Suedisë në Futboll.

Ajo kosiderohet se një ” Ibra femër” në Suedi, për rolin e saj kryesor në skuadër por edhe për historinë e saj.

E përbashkëta e familjeve të Ibrahimoviç dhe Asllanit është se ata kanë emigruar në suedi shkaku i luftrave në Bosnjë dhe Kosovë.

Të dy tashmë e njohin njërin tjetrin pasi përveç përvojave në Suadi, ata kanë luajtur së bashku në ekipin francez PSG. nga viti 2012 deri në 2016.

Pas gjashtë viteve, Ibrahimoviç dhe Asllani do të jenë përsëri duke luajtur futboll në të njëjtin ekip, por këtë herë te Milani./Indeksonline/