09:53 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosovarët u kthehen lopëve, rritet numri i kontrabandës

Gjatë vitit të kaluar, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë tentuar të fusnin ilegalisht 77 gjedhe, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të të dhënave 276 gjedhe janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Ndërsa, vetëm gjatë muajit dhjetor të 2019-së në territorin e Kosovës , kosovarët kanë tentuar të fusnin hiç më pak se 53 gjedhe.

Sipas të dhënave që ka siguruar IndeksOnline nga Dogana…, tentativat për kontrabandë me kafshë ishin më të shfaqura në rajonin e Lindjes dhe Veriut.

Kurse gjatë vitit janë arrestuar 72 persona për këtë vepër penale./IndeksOnline/