09:26 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Kosovarët i “qërojnë” hesapet me rrahje, 5 përfundojnë në Polici vetëm dje!

Pesë raste të “Lnëdimit të lehtë trupor” janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës, si pasojë e rrahjeve me njëri-tjetrin.

Në raportin e Policië bëhet e ditur se shtatë persona kanë përfunduar në stacionin policor kurse pesë në burg, vetëm dje pasi ishin të përfshirë në rrahje.

Sic duket kosovarët po përdorin dhunën si mjet i zgjidhjeve të problemeve, shkruan IndeksOnline.

Raporti i Policisë:

Prishtinë 09.06.2022-20:25. Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lagja Malësia, Kamenicë 09.06.2022-10:10. Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve  i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje .

Fsh. Lubizhdë, Prizren 09.06.2022-09:35. Si pasojë e një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vetë  disa persona meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuar. Rasti në procedurë hetimore.

·         Lagja Arbanë, Prizren 09.06.2022-11:20.Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një çekan, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 07.06.2022-13:20.  Me 09.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një konflikti verbal e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .