22:04 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

“Kosovarët ia kthejnë borxhet bankës më së shpejti në Evropë”

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi përmes një postimi në Twitter ka treguar me krenari që kosovarët janë më të shpejtit në rajon për kthimin e borxheve ndaj bankave.

Ai ka publikuar disa statistika, ku tregohet se cilat janë shtetet ballkanike që i kthejnë më së shpejti borxhet, transmeton Indeksonline.

Vetëm 2.6% e kosovarëve që kanë borxh në banka e vonojnë atë.  Po ashtu gjatë fundit të vitit 2018-të, kosovarët ishin paguesit më të mirë të borxheve në banka.

Ndërsa borxhlinjtë më të vonshëm në rajon janë grekët./Indeksonline/