75 Mall Live Search
16:16 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Kosovarët japin ushqim falas në Teksas, pasi vendi u godit nga stuhia e borës

Bashkëpronarët e restorantit “Italian Bella” në Plano, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca nga Kosova, vendosën të shpërndanin ushqim për më shumë se 500 njerëz, pas stuhisë të madhe të borës në Teksas, SHBA, transmeton Indeksonline.

Fox News raporton se ata shpërndanë 500 vakte të nxehta për njerëzit atje.

Isufaj tha se ka vendosur ta bëj për t’ua kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që sipas tij ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë Covid19.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi Covid. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër.

Kur i ftohti rekord goditi Planon, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca dëshironin të përkujdeseshin që banorët të kenë së paku ushqim të nxehtë. Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”.