75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kosovarët mashtrohen për sasinë e djathit, Krasniqi thotë se nuk lejon të shkelen të drejtat e konsumatorit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se për sa kohë që të jetë ministër nuk do të lejojë që të shkelen të drejtat e konsumatorit.

Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.

Ky reagim i Krasniqit vjen pas marrjes së mostrave, sasitë e dy llojeve të djathit, të prodhuar në Maqedoninë Veriore rezultuan jo të sakta.

Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë.

Komunikata e plotë e MTI-së

Dy lloj të djathit kanë rezultuar me sasi jo të saktë. Mostrat janë marrë në një biznes në Prishtinë, gjatë vizitës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në pjesën e dytë të muajit që shkoi.

Zyrtarë të MTI-së pas ekspertizës së produkteve kanë konstatuar se sasia e përshkuar në paketim nuk përkon me sasinë reale të produktit dhe në këtë mënyrë është mashtruar konsumatori.

Ministri është interesuar për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që ka marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushe.

“Mbështetja për biznese nuk do të mungojë, por nuk do të lejohet që të drejtat e konsumatorit të shkelen”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe ajo e konsumatorit.