75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët me mbishkrime falënderuese për Anglinë, dikush kërkon fanellën e një lojtari

Atmosferë fantastike po mbizotëron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytetin e Kosovës.

Kosovarë, anglezë e shumë të tjerë janë mbledhur për të ndjekur nga afër ndeshjen Kosovë-Angli, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për futbollin, por edhe për lidhjen që kanë këto dy vende me njëra-tjetrën.

Përpos mikpritjes që iu bë anglezëve gjatë këtyre dy ditëve në Prishtinë, tifozët kosovarë edhe sonte morën me vete mbishkrime të ndryshme që iu dedikohen pikërisht atyre, transmeton Indeksonline.

Një i ri i kërkoi fanellën idollit të tij, M Mount, kurse një tjetër përkujtoi periudhën e luftës kur Anglia i doli në ndihmë Kosovës.

Gjithmonë falënderues./Indeksonline/