Kosovarët me mendime të ndryshme për takimin Kurti-Vuçiq

Për takimin e kryeministri Albin Kurti, që u zhvillua të mërkurën mbrëma me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, bashkë me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, qytetarët kanë mendime të ndryshme.
Disa thonë se Kurti shkeli parimin “Jo negociata, Vetëvendosje”, derisa për dikë tjetër kryeministri u detyrua nga Amerika që të ulet në një tavolinë me serbin.
Megjithatë, disa qytetarë thonë se Kurti bëri mirë që u bë pjesë e takimit, pasi kjo, sipas tyre, është mundësia e vetme për përfundimin e dialogut.