75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / AR

Kosovarët merakli në vetura të reja, veç këtë vit harxhuan rreth 42 milionë euro

Këtë vit në Republikën e Kosovës janë shitur 2.694 vetura të reja. 

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar për Indeksonline se numri i veturave të importuara është për periudhën janar-tetor, pra 10 muaj.

Vlera e këtyre importeve është rreth 42 milionë euro.

Kurse, siç thotë Stavileci, taksat janë rreth 8.5 milionë të arketuara.

“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, u shpreh ai.

Sa i përket brendeve, kryesisht veturat e blera nga kosovarët janë ato evropiane.

“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania etj”, thekson Stavileci./Indeksonline/