Kosovarët nuk i besojnë ‘Ali Expressit’ dhe ‘Amazonës’, nuk porosisin produkte online!
Trendi i blerjeve të produkteve në formë online, çdo ditë e më shumë po përdoret nga njerëzit.
Por, tek kosovarët ky trend nuk po pëlqehet edhe aq, transmeton Indeksonline.
Sipas anketës së ‘ASK’, 59.1% e qytetarëve të Kosovës nuk kanë blerë ose porositur produkte në formë online.
Vetëm 22.7% e qytetarëve kanë blerë online në tre muajt e fundit.
Platformat më të përdorura për të blerë online janë ‘Ali Express’ dhe ‘Amazon’./Indeksonline/
