10:00 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët nuk i frikësohen ligjit, mbi 800 zyrtarë janë sulmuar sivjet

Vetëm këtë vit, në periudhën janar-nëntor, janë sulmuar 812 persona zyrtarë në Republikën e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në bazë të të dhënva nga Policia e Kosovës, 402 raste janë cilësuar si sulme ndaj personave zyrtarë.

410 raste janë kur personat zyrtarë janë sulmuar nga qytetarët gjatë kryerjes së detyrës.

Por kosovarët po del se nuk ua kanë frikën as policiëve. Nuk janë të rralla rastet kur në raportin 24-orësh të Policisë raportohen për sulme ndaj tyre.

Në këto statistika, sipas përgjigjes nga zyra e Policisë për Indeksonline, hyjnë edhe sulmet ndaj policiëve të cilët janë në kuadër të institucionit më të besueshëm për qytetarët e Kosovës.

“Rastet e sulmeve ndaj personave zyrtarë përfshirë këtu edhe policëve regjistrohen sipas Kodit penal (2 Nene) si Sulm ndaj personit zyrtar si dhe Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pra, në statistikat që po ua përcjellim hyjnë të gjitha rastet kur sulmohen zyrtarët (jo vetëm policet) gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, këtu hyjnë sulmet ndaj inspektoreve te ndryshëm, ndaj punëtoreve shëndetësor, atyre të administratës, inkasantëve të ndryshëm (ujësjellësit, KEK-ut etj.)”, thuhet në përgjigjen e Policisë drejtuar Indeksonline.

Lidhur me këto raste, numri i veprave penale është 96 për sulm ndaj personave zyrtarë dhe 36 për sulm ndaj përsonave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, gjithsejt 132.

Incidenti më i freskët është sulmi ndaj dy infermierëve në Spital e Përgjithshëm të Mitrovicës nga faqmiljarët e pacientëve. Për këtë është mbajtur protestë gjysmë orëshe sotë para spitalit.

Sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë, neni 5, ata që kryjnë sulm verbal ndaj personave zyrtarë mud të dënohen deri në 700 euro ose 50 ditë burg.

“Sulmi verbal

1. Kushdo që ne vend publik përdorë fjalë ofenduese, me qëllim që të provokoj prishjen e rendit dheqetësisë publike, dënohet për kundërvajtje.

2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind(500) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë.

3. Nëse kundërvajtja e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, kryhet ndaj personave zyrtar ose personave që mbrojnë rendin dhe qetësinë publike sipas ligjit të në fuqi për tubimet publike, ai/ajo do te dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri nëpesëdhjetë (50) ditë”./Indeksonline/