Kosovarët s’i harrojnë fëmijët në Shqipëri, u dërgojnë biçikleta e lodra
Mobilizim i jashtëzakonshëm është parë në dy ditët e fundit në Kosovë, për t’i dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri, shkruan Indeksonline.
Vullnetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare u ngritën në këmbë që të mbledhin ndihma, përfshirë veshmbathje, ushqim e batanije.
Por kosovarët me zemër të madhe nuk i harruan të vegjëlit e Shqipërisë.
Në mesin e ndihmave, në Prishtinë, është parë edhe një bicikletë që iu është dërguar fëmijët që të largojnë sado pak mendjen nga këto kohë të vështira që po kalojnë.

Po ashtu edhe në sheshin “Zahir Pajziti” përveç gjerave elementare shihen edhe disa lodra të tjera.

Kujtojmë që në mëngjesin e të martës, Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm me 6.3 shkallë rihter.
Nga ky tërmet deri me tani janë vdekur 40 persona dhe mbetën të lënduar 658.
Po ashtu shumë familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë./Indeksonline/