75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët nuk i ndalin ndihmat për tragjedinë në Shqipëri, banorët thonë se nuk po i marrin ato

Më 26 Nëntor, shumë shqiptarë u trazuan pas një tërmeti që doli të jetë fatal për 51 persona.

Termeti vdekjeprurës në Shqipëri, bëri që shumë persona të moshave të ndryshme të humbin jetën dhe shumë të tjerë të mbesin në rrugë e pa strehë mbi kokë, shkruan IndeksOnline.

Tërmeti prej 6.4 shkallës, shkatërroi pothuajse plotësisht Durrësin e Thumanën, duke bërë kështu shumë objekte e shtëpi të pabanueshme.

Ndihmat e dërguara nga Kosova, bën që shumë banorë të furnizohen me gjërat e nevojshme, sa për ti mbijetuar ditëve të tmerrshme që e kishin kapluar shtetin shqiptar.

Ndonëse Qeveria Shqiptare, vazhdimisht bënte apel që ndihmat të ndalen, pasi ushqimet ishin stërgrumbulluar dhe nuk kishte më vend për to, banorë të fshatrave përreth Durrësit, thonë për IndeksOnline se atyre askush nuk ua hapi derën dhe se u detyruan që me forcat e tyre ti përballojnë këto ditëve të vështira.

Sipas këtyre banorëve, të cilët duan të mbesin anonim, ata kanë qenë dëshmitarë kur depot shtetërore ishin mbushur me ushqime, por që te njëjtat sipas tyre nuk po shpërndahen.

 “Këto janë pamjet tmerruese në disa nga fshatrat e prekur nga tërmeti. Shtëpitë e dëmtuara, e njerëz që tani më gjumin e bëjnë nëpër serra të ndërtuara vet. Pavarsisht ndihmave të shumta nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët, në këto fshatra ende ska arritur asnjë ndihm. Depot shtetrore janë të stërmbushura me ushqime e veshmbathje, mirpo ato nuk po shpërndahen për qytetarët!? Kush po përfiton nga këto ndihma në këto dit krize në Shqipëri? Kush po ndalon shpërnarjen e ndihmave? Shum fëmijë e pleq rrin pa buk, duke pritur që dikujt nga shteti ti bie ndërmend për ta”.

Tragjedia nga tërmetet që ndodhën më 26 nëntor në Shqipëri, ka bërë që të mobilizohen grupe të shumta vullnetarësh për tu dalë në ndihmë viktimave të prekura

Grupe të shumta nga Kosova u nisën në mënyrë të organizuar drejtë Shqipërisë për të dërguar ndihma me pako ushqimore, veshëmbathje e shumëçka tjetër.

Së fundmi janë bërë disa denoncime se në depot e mbushura me ndihma, njerëz të pandërgjegjshëm po vjedhin ndihmat ndërsa ka edhe prej tyre që thonë se ndihmat po mbahen të mbyllura në depo dhe nuk po iu shpërndahen personave të prekur nga tërmeti. /IndeksOnline/

Këto janë disa nga fshatrat të cilat aludojnë se u shkatërruan plotësisht dhe nuk po ndihmohen nga askush:

Dlebnisht lac

Fushmamurras

Selite lac

Ishem

Mamurras

Lestere lac

Marikaj

Vore

Peze

Maminas

Rade

Gjiri lalezit

Borizan

Më poshtë gjeni videot dhe fotografitë të cilat tregojnë se shumë banorë nga fshatra të Durrësit ndërtuan vetëstrehim.

This image has an empty alt attribute; its file name is 78761869_526632754553414_4724941823531810816_n-1024x768.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is 78121226_2654031524876963_7208159358503354368_n-1024x768.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is 77292302_2612226018894729_5839286580426047488_n-1024x768.jpg
This image has an empty alt attribute; its file name is 78711720_662750077462875_6265615591256621056_n-1024x768.jpg