75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosovarët nuk po i ndalë koronavirusi, kësaj radhe ia kanë mësyrë Liqenit të Badovcit

Siç duket thirrjet për qëndrim në shtëpi jo të gjithë personave ju bëjnë përshtypje.

Në disa fotografi të siguruar nga IndeksOnline shihet një numër i madh veturash dhe njerëzish në Liqenin e Badovcit.

Ditë më parë qytetarë të shumtë i ishin drejtuar po ashtu parkut të Gërmisë dhe parqeve tjera, shkruan IndeksOnline.

Situata në vend nuk është e qetë për arsye të koronavirusit andaj nga institucionet vazhdimisht është duke u bërë thirrje për qëndrim në shtëpi.

Kjo pasi që kontakti me persona të tjerë mund të ndikojë në shtimin e numrit të të infektuarëve./IndeksOnline/.