75 Mall Live Search
23:12 / E Diele, 08 Shtator 2024 / FR

Kosovarët përfundojnë pushimet, fluks automjetesh në Morinë

Kosovarët përfunduan pushimet në bregdetin shqiptarë gjatë fundjavës.

Si pasojë e numrit të lartë të pushuesve kosovar, në rrugën e Kombit ka patur gjatë gjithë ditës qarkullim të shtuar të automjeteve ndërsa në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë.

Megjithëse pushimet zyrtare kanë përfunduar, edhe gjatë muajit shtator kosovarët po vazhdojnë  pushimet në Shqipëri, kryesisht gjatë fundjavavës.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit gusht nga pika e kalimit kufitar të morinës kanë hyrë rreth 162 mijë shqiptarë të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni pamje./Indeksonline/