75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / AR

Kosovarët përsëri pjesë e “Për’puthen”

Programi i shumëkërkuar “Për’puthen” ka nisur sezonin e tretë.

Sonte janë prezantuar meshkujt dhe femrat që do të ulën në karriget e beqarëve për të kërkuar shpirtin binjak, shkruan Indeksonline.

Konkurrentët meshkuj janë:

Argjend Rraci është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Jurgen Boduri është 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.

Julian Çela është vetëm 19-vjeç. Ai ka lindur në Lushnjë, por aktualisht banon në Tiranë, ndërsa momentalisht është i papunë. Çela hyn në Për’puthen me një deklaratë të fortë: Nëse do isha femër do isha lesbike!

Markeliano Peti është konkurrenti i ri që futet në Për’puthen, i cili pranon hapur se është bipolar. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Durrës, ku edhe banon. Aktualisht punon Suport IT online.

Bajo Qamo është konkurrenti që pas dy vitesh këmbngulje, sot bëhet pjesë e Për’puthen. Ai është 21 vjeç dhe ka lindur në Fier, por aktualisht jeton në Tiranë, ku edhe punon biznesin e tij privat.

Bruno Shemsho, është 26 vjeç dhe ka lindur në Delvinë, por aktualisht jeton në Tiranë. Aktualisht punon si operator./Indeksonline/