20:38 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020

Kosovarët që shkojnë në Norvegji dhe nuk kanë leje qëndrimi, duhet të hyjnë në karantinë 10 ditë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka qenë më e vështirë këtë verë për shkak të pandemisë Covid 19.

Me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, disa shtete evropiane janë detyruar që të karantinojnë kosovarët 10 deri 14 ditë para se të hyn në vend, transmeton Indeksonline.

Mërgimtarët kosovar që nuk kanë leje qëndrimi të përhershme apo të përkohshme do të duhet të karantinohen për 10 ditë në shtetin e Norvegjisë.

Shteti skandinav e sheh Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus muajt e fundit. /Indeksonline/

Image may contain: text
Fotografi e marrë nga faqja në Facebook e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës