Kosovarët rrugës për tek vëllezërit shqiptar, krijohen kolona në autostradën “Ibrahim Rugova”
23 viktima deri më tani janë shënuar nga tërmeti i sotëm që goditi Shqipërinë, derisa numri i të lënduarve është 650.
Sot Shqipëria pësoi një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa shumë shtete në botë, po solidarizohen me shqiptarët.

Si gjithmonë kosovarët janë ata që po bashkëndjejnë me vëllezërit e motrat e tyre andej kufirit, e ndihma e tyre nuk ka munguar qysh nga orët e para të mëngjesit.
Në shumë qytete njerëz të vullnetit të mirë kanë grumbullluar ndihma të ndryshme, kryesisht pako ushqimore e veshmbathje për banorët që po kalojnë natën në qiell të hapur e tenda.

Ndërsa, këto ndihma janë nisur në orët e mbrëmjes kryesisht drejt Durrësit, vendit ku edhe ishte epiqendra e tërmetit.
Numri i autobusëvë e mjeteve të transportit që janë nisur në shtetin amë është i madh, duke krijuar kështu edhe kolona të gjata.
Në një video të dërguar në adresë të IndeksOnline, një qytetar thotë se shumë mjete transporti që po shkojnë drejt Shqipërisë ka bërë që magjistralja, gjegjësisht tek dalja në Komoran./Indeksonline/