Kosovarëve të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe u zgjatet qëndrimi në hotele, Ambasada: Shpenzimet mbulohen
Ambasada e Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dalur me njoftim ku iu drejtohet të gjithë qytetarëve të Republika e Kosovës dhe vizitorëve turistikë që aktualisht ndodhen të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që u ka përfunduar afati i check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere ku janë të akomoduar aktualisht.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është pamundësuar udhëtimi, deri në momentin kur largimi nga vendi të bëhet i mundur.
Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë drejtpërdrejt Ambasadën.
“Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/


