17:41 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosovari bën gjest të mirë në Gjermani, merr duartrokitje

Një kosovar në Gjermani ka bërë një gjest i cili është pëlqyer mjaft shumë nga të pranishmit.

Në një pemë në qytetitin e Frankfurtit kishin mbetur të mbërthyer dy pëllumba, për shkak se ishin lidhur në një tel.

Enes Abdyli nga Kosova për t’i shpëtuar ata kishte rrezikuar edhe veten, shkruan Indeksonline.

Ai kishte hipur në një hekur të hollë i cili ishte pranë pemës dhe ka këputur telin përmes shkrepëses, duke liruar kështu pëllumbat.

Ky gjest është pëlqyer mjaft shumë nga gjermanët, të cilët e duartrokitën atë./Indeksonline/