75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Kosovari bën për spital gruan dhe “balldëzkën”

Dje është arrestuar një person në Shtërpcë pasi që kishte rrahur bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, “balldëzkën”, shkruan Indeksonline.

Si pasojë, të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Shtërpce, 05.04.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motrën e saj  të dyja kosovare. Si pasoj e rastit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.