75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / B O

Kosovari debuton në ligën më të fortë në botë të futbollit amerikan

Lirim Hajrullahu ka debutuar në NFL, ligën më të fortë në botë të futbollit amerikan. Ai luajti në fitoren e Dallas Cowboys ndaj Atlanta Falcons.

Hajrullahu luan në pozitën e sulmuesit ndërsa debutimi i tij është vlerësuar lart nga analistët dhe mediat sportive atje.

31 vjeçari nga Gjilani ka zënë vend në ballinat e mediave prestixhioze amerikane e kanadeze dhe po vlerësohet si një përforcim i madh për Dallas.

Shumë media të mëdha e kanë treguar historinë e tij duke e përshkuar si një djalosh të ikur nga lufta kur forcat serbe sulmuan qytetin e tij, për tu bërë storie suksese më pas përtej Atlantikut./Indeksonline/