13:31 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një kosovar humb drejtimin në autostradën e Zvicrës, shiko pamjet e aksidentit

Një kosovar ka mundur të shkaktonte viktima në një aksident në Zvicër.

Në autostradën A1 të Cyrihut, kosovari e ka humbur drejtimin me veturën BMë X5, duke u përplasur me anësoret e rrugës, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur dje paradite, ndërsa udhëtar me kosovarin ishte edhe një shtetas maqedonas.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave, por njofton se shoferi është një kosovar 37- vjeçar./Indeksonline/