09:10 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Kosovari e mashtron viktimën, ia merr disa qengja e si paguan

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se një person e ka mashtruar një tjetër duke ia marrë disa qengja, pa i paguar, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur në Zubin Potok.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zubin Potok 2020 – NN. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte mashtruar viktimën duke i marrë disa qengja dhe nuk i kishte paguar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/