75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Kosovari e pëson keq pasi tentoi të fuste në Gjermani sasi të madhe duhani

Pasi kishte provuar të importonte një sasi të madhe cigaresh dhe të produkteve të duhanit në Gjermani, një 44-vjeçar nga Kosova tani po përballet me akuzën për evazion fiskal, shkruan aib-stimme.de.

Ai po udhëtonte në autostradën A8 në drejtim të Mynihut kur hetuesit nga policia kufitare Raubling e inspektuan atë.

Zyrtarët gjeten gjithsej shtatë kuti (“shteka” ose “stange”) me cigare, 69 paketa cigaresh jashtë kutive dhe dy qese me nga 500 gramë duhan cigaresh.

Kjo tejkalonte ndjeshëm sasinë që lejohet të futet pa doganë (falas) në Gjermani, e cila është një kuti kartoni cigare (“stange”), transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye atij iu desh të dorëzonte si depozitë një shumë treshifrore eurosh (disa qindra euro).

Përveç kësaj, të gjitha produktet e duhanit u sekuestruan dhe u transferuan në Departamentin e gjobave në Zyrën kryesore doganore në Augsburg për përpunim të mëtejshëm.