Kosovari e shantazhon araben dhe i merr para, i ndodh e papritura

Dje është arrestuar një mashkull kosovar në rrugën “Adem Jashari” në Obilig.
I njëjti dyshohet se ka shantanzhuar një femër shtetase të Arabisë Saudite dhe i kishte marrë një shumë parash, shkruan Indeksonline.
“Rr. Adem Jashari, Obiliq 2019-2021 – NN. Më 30.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite dhe i kishte marr një shumë parash. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.