13:17 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / OSH

Kosovari fut revolen dhe katër fishekë në valixhen e udhëtimin, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Arrestimi i tij është bërë pasi që gjatë kontrollit të valixhes për udhëtim, i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë.

I dyshuari me këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.