75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Kosovari i dehur shkon dhe njofton policinë: Kam një armë në veturë/ I bastiset edhe shtëpia dhe i konfiskohen…

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Një person nga Suhareka është arrestuar, pasi që ai në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se ka një armë në veturën e tij, e cila ishte e parkuar.

Pas kësaj, me urdhër të prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmautomatike e cal. 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12 .

“ARMËMBAJTJE PA LEJE Suharekë 05.01.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai në gjendje të dehur ka shkuar në stacion policor dhe ka deklaruar se ka një armë në veturën e tij, e cila ishte e parkuar. Njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të cal .12 mm. Më pas me urdhër te prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmautomatike e cal. 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12 .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/