15:42 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosovari lanson lojën për ‘App Store’, kështu funksionon

Kosovari Dorian Abdullahu ka arritur të krijojë dhe lansojë një lojë për telefona të mençur.

Loja titullohet ‘Can’t tap this’ dhe funksionon në mënyrë të veçantë.

Kjo lojë fillon në 15 sekonda dhe brenda kësaj kohe duhet klikuar topin e bardhë. Lëvizja bëhet nonstop nëpër ekran  dhe çdo pesë klikime të realizuara shtohen sekondat nga vetë loja.

Lojën mund ta shkarkoni në ‘App Store’ dhe të riut iu është dashur një muaj punë për ta përfunduar lansimin e saj./Indeksonline/