Kosovari lë duhanin dhe me paratë e kursyera realizon “ëndrrën” (Foto)
Shpesh kemi dëgjuar barsoleta që nëse e ndalon pirjen e duhanit, me paratë e kursyera mund të realizosh “ëndrrat”.
Mirëpo një banor i Kosovës këtë e ka kthyer në praktikë dhe pas disa vitesh ka grumbulluar paratë për të realizuar dëshirën e kamotshme, të vizitoj vendin e shenjtë, Mekkan.
Shaban Guri nga Kaçaniku me lënien e duhanit ka grumbulluar para të mjaftueshme për të siguruar udhëtim vendlindjen e Profetit Muhamed.
“Keto te holla 2000 euro i kam kursy duke llogaritur dy pako ne dite aq sa i kum perdor perafersisht 2 vjet e gjyse. Se edhe nje here tjeter i kam tubu rreth 1.800 euro te cilat ikam perdor per nevoja familjare”, ka thënë Guri.
Ai ka thënë se këto foto i ka postuar për të inspiruar rininë kosovare që ta lënë duhanin. /IndeksOnline/