16:34 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / MSH

Kosovari mashtron dhe i merr paratë një vajze nga Durrësi

Një vajzë e re nga Durrësi ka rënë pre e mashtrimit nga një 36-vjeçar nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Durrës ku i dyshuari G.G., 36 vjeç, banues në Kosovë i ka marrë viktimës, N.M., 32 vjeçe, me anë të mashtrimit, një shumë të konsiderueshme parash.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.