Kosovari mblodhi centat nga arka e mbesave, i blen këpucë për dimër vëllait të varfër
Shumë familje në Kosovë jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Derisa po ofrojnë ditët e ftohta të dimrit, ka njerëz me zemër të madhe, ndonëse me mundësi të vogla për t’u ardhë në ndihmë sado pak atyre që jeta është treguar e padrejtë me ta, të cilët ballafaqohen me varfërinë, shkruan Indeksonline.
Një qytetar ka bërë një gjest të vogël, por me një mesazh shumë të fuqishëm.
Ai ka kursyer centat e mbesave të tij të vogla, për t’i blerë vëllait të tij të varfër një palë këpucë për dimër. Këtë mesazh me fotografitë nga paratë e grumbulluara i ka adresuar tek JOQ.
“Pershendetje JOQ, duke e pa vllan ne gjendje te veshtire ekonomike dhe s’mund as une ta ndihmoj shume, keshtu qe kam kursy centat qe mbesave te mia 12,10 vjeqare tu blej kepucat per dimer duke e dite qe dimri ne Kosove din te jete shume i ftohte. Ne total 90 euro”./Indeksonline/