08:52 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / k.v

Kosovari merr lëndime në Valbonë

Një person nga Kosova ka pësuar lëndime trupore në Valbonë të Shqipërisë. Ai është rrëzuar nga një shkëmb dhe menjëherë është dërguar në Spitalin e Gjakovës me trajtim më të specializuar.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ky rast ka ndodhur pasditen e së shtunës, transmeton Indeksonline.

“Më datë 25.11.2017, ora 15:30, në Valbonë, shtetasi  R. S., vjeç 08.12.1995, banues në Kosovë, duke fotografuar është rrëzuar nga një shkëmb dhe u dërgua në spital në Gjakovë, për trajtim më të specializuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/