75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosovari mesazh artistit shqiptar: Sërish do të vijmë në Durrës, dashuria për Shqipërinë, më e madhe se frika

Tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë, goditi edhe zemrat e kosovarëve. Që nga orët e para të mëngjesit së të martës, kosovarët, ia mësynë Shqipërisë, hapën dyert e tyre për të stehuar të prekurit, dhuruan ndihma e mjete financiare.

Një obligim ky nga ana e tyrë, për vëllezërit e motrat shqiptare, jo vetëm që kemi të njëjtin gjak flamur e atdhe, por edhe për mikpritjen e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell Indeksonline.

Është aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi, ai që përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ndër të tjera në një letër të gjatë falenderuese ndaj kosovarëve tha se “Këta janë ‘kosovarët’ që ju i paragjykoni, për mua këta kanë qenë gjithmonë, janë dhe do të mbeten shqiptarët e Kosovës. Kjo është gjysma më e mirë e Shqipërisë”.

E, për këto fjalë të mira, ai mori një mesazh pikërisht nga një kosovar, të cilin artisti e ndau me të tjerën në faqen e tij Facebook.