17:30 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosovari mjeshtër i kuzhinës në Berlin, mahnit me përgatitjen e ushqimit

Mjeshtëritë e shqiptarëve në kuzhinë po dëshmohen secilën ditë e më shumë.

Një i tillë është edhe kuzhineri shqiptar Bujar Bela, me prejardhje nga Kaçaniku, por me qëndrim të kahershëm në Berlin të Gjermanisë.

Mjeshtëritë e tij u dëshmuan edhe para kamerës së Indeksonline, kur Bela përgatiste në mënyrë shumë unike pastën me tartuf, shoqëruar me shkëndija zjarri, në një shou të veçantë, që linte pa fjalë mysafirët e tij në restorant.

Ndryshe Bela ka arritur të marrë edhe disa çmime ndërkombëtare sa i përket përgatitjes së ushqimeve.

Mjeshtëritë e Bela-s në rrjetin e restoranteve Portofino në Berlin, i ndjekin shumë adhurues të kuzhinës, që vijën enkas për të shijuar ushqimin e tij plot shije nga anë e mbanë bota./Indeksonline/