75 Mall Live Search
10:48 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kosovari nga Zvicra kapet në Klinë, Policia i konfiskon substancë narkotike

Policia e Kosovës ka ndaluar një person, i cili u kap me substancë narkotike.

Rreth orës 21:30, dje në rrugën Sadik Rama në Klinë njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa zvicerane të cilën e drejtonte një kosovar, shkruan Indeksonline.

Gjatë kontrollit të asaj veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli  për bluarje dhe letra për mbështjellje.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.