75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 11 Mars 2022 / A. M.

Kosovari proteston i vetëm para Qeverisë kundër ngritjes së çmimeve: S’ka pare mo

Përparim Ramuka, ka protestuar i vetëm kundër ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe çmimeve në produktet ushqimore bazë.

Ai tha se nuk ka parë interesim nga qytetarët për të protestuar andaj ka vendosur të dalë vet para ndërtesës së Qeverisë dhe të protestojë.

“Sot kam dalë me protestu kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të ndryshme ushqimore. Kjo protestë është protestë paqësore e cila për mua është shumë me vend për arsye që çdo qytetar i Kosovës duhet të protestojë për ngritje të çmimeve. Unë kam dal për arsye se këto çmime ndikojnë në ekonominë familjare timen po ashtu edhe të qytetarëve tjerë. Po e kam një grup me 170 anëtarë, i kam ftuar por nuk iu është përgjigjur askush. Unë do të protestojë që nga sot deri të dielën nga ora 12:00 deri në ora 15:00”, ka thënë Ramuka për eo.