Kosovari punon mozaik me gëzhoja fishekësh për Adem Jasharin (Foto)
Përderisa dje ishte ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ajo festohet gjithmonë në çdo vend ku ka shqiptarë, sot dikush ka bërë fantastike në nderim të tij.
Për të nderuar atë dhe veprën e tij, Besart Gashi është i riu i cili ka punuar një portret fantastik të Jasharit, me 5 mijë gëzhoja fishekësh dhe këto fotografi ka dërguar në redaksinë e Indeksonline.
Portreti në fjalë është punuar në çdo detaj dhe kështu i ka dhënë një pamje fantastike punimit./Indeksonline/