Kosovari që humbi jetën në Amerikë është nga Istogu

26-vjeçari Kreshnik (Nick) Kajtazaj, nga Bronx, ka humbur jetën në një aksident trafiku në New York.
IndeksOnline mëson se Kajtazaj është nga Kosova, saktësisht nga komuna e Istogut.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një përplasje e fuqishme me një shtyllë elektrike, pësuar nga një aksident trafiku automobilistk në një nga lagjet më të populluara me shqiptarë në Bronx-New York.

Sipas policisë, shkaktar i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia e madhe.
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit./IndeksOnline/
