21:44 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Kosovari që po i del në ndihmë familjarëve të 20-vjeçarit që u vra në Velipojë

20-vjeçari, Myzerim Zeneli humbi jetën dje në Velipojë pas një përleshje me armë zjarri në Velipojë. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij.

Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin.

Në ndihmë të familjarëve, po i del Muhamet Sukaj nga Lluka e Epërme e Komunës së Deçanit.

Ai u lajmërua në redaksinë e Indeksonline ku edhe e hapi zemrën për t’i dalë në ndihmë.

Sutaj la numrin e tij të telefonit 044127191 që familjarët e viktimës t’i lajmërohen.

Muhamet Sutaj u shpreh se do e ndihmojë për çdo gjë familjen e të ndjerit.

Ndryshe, në ndihmë familjarëve i doli edhe reperi i njohur kosovar, Capital T.

Ai u shpreh se është i gatshëm t’i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm t’i shkruaj dikush nga familjarët në mesazh./Indeksonline/

Para disa vitesh humbi të atin/ Fati tragjik i kamerierit të vrarë në  Velipojë. Familja nuk ka lekë për... - infowebtv.com