Kosovari s’ia vetë ‘letrat’ Italisë, rikthehet për të jetuar përsëri atje pasi u dëbua
Gafurr Dibrani u akuzua në Itali për shkak të postimeve pro organizatës ISIS. Gjatë verës, ai u dëbua nga Italia dhe ekstradua në Kosovë.
Por, përkundër kësaj, Dibrani ka vendosur prapë të kthehet në Itali, transmeton Indeksonline.
Sipas ‘Giornaledibrescia’, ai tashmë po qëndron në qytetin e Brescias.
“Terroristi i tastierës kthehet për të jetuar në Fiesse”, kështu shkruhet në titullin e mediumit italian.
Dibrani në atë rrethin njihet si promovues i radikalizmit fetar. Ende nuk dihet se çka do të veprojnë autoritet italiane./Indeksonline/
