16:46 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosovari ua rrezikon vozitjen qytetarëve, për interes personal

Një qytetar nga Prishtina e ka vënë interesin personal para së gjithash. Ai ka vendosur tokën në shitje duke vënë një reklamë në të cilën njofton shitjen e tokës.

Por, vendosja e reklamës ka bllokuar totalisht një pasqyre të vendosur e cila ndihmonte shoferët që të orientoheshin para një kthese të rrezikshme në këtë rrugë, shkruan Indeksonline.

Bllokimi i pasqyrës që tregonte kthesën e pa dukshme është bërë në lagjen Arbëria, konkretisht rrugën “Stambolli”.

Për këtë, po ankohen edhe banorët, por që deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë për të hequr reklamën./Indeksonline/