Kosovari vdiq në plazhin e Velipojës, pushuesit bërtasin ‘marre’ pasi autoambulanca u vonua një orë!

Një i moshuar humbi jetën sot në plazhin e Velipojës.
Viktima njoftohet të jetë nga qyteti i Ferizajt. Një pushues i cili me profesion është infermier kishte tentuar që të ndihmojë atë pas nxjerrjes nga uji, pasi që ambulanca raportohet të jetë vonuar për një orë.
Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku, ndërsa Klan Kosova publikoi një video kur autoambulanca mori trupin e tij derisa pushues të shumtë u shprehën të revoltuar, duke e quajtur të turpshme vonesën e autoambulancës./Indeksonline/