Një kosovari i arrinë arma me postë, i dërgohet nga një shtetas serb!

Në raportin 24- orësh të policisë është raportuar edhe për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim dhe këmbim i paautorizuar i armëve.
Në Mitrovicë, është dërguar një armë përmes postes, nga i dyshuari shtetas i Serbisë, për të dyshuarin mashkull kosovar, transmeton IndeksOnline.
“Mitrovicë 06.10.2020-14:00. Raportohet për një paketë me një armë të dërguar përmes postës nga i dyshuari mashkull serb, shtetas i Serbisë për të dyshuarin mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti, rasti vazhdon të hetohet”, njofton Polica e Kosovës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/