10:51 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Kosovarit i vidhet vetura me targa gjermane në Fushë Kosovë

Në rrugën Muzafere Ramadani në Fushë Kosovë është vjedhur një veturë.

Ankuesi e ka paraqitur rastin në polici, ku edhe tregon se vetura kishte targa gjermane.

“Rr. Muzafere Ramadani, Fushë Kosovë 29-30.05.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën, me targa gjermane. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline/