Kosovarit në Leposaviq ia thyejnë dhe djegin veturën

Një shtetas kosovar ka raportuar mesnatën e 15 tetorit se xhamat e veturës së tij ishin thyer.
Sipas ankuesit, disa persona të panjohur, pasi i kanë thyer xhamat, veturës ia kanë vënë zjarrin.
Policia njofton se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Rasti i cilësuar si “Zjarrvënie” është duke u hetuar.